Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar sekuestrimin e një sipërfaqe toke 54 hektarë, ndodhur në zonën bregdetare të gjirit të Gjipesë, në Himarë, e dyshuar se është përfituar në bazë të dokumenteve të falsifikuara.
Prokuroria e Vlorës e ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të dorëzuar nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, transmeton Shqip. Në bazë të veprimeve proceduriale të Prokurorisë së Vlorës, deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar se: Theodhori Kocani dhe Jani Kocani, kanë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara një sipërfaqe prone prej 54.1 ha.
Dokumentet mbi bazën e të cilave është përfituar kjo pronë, të cilat kanë rezultuar të falsifikuara janë “Procesverbal i mbajtur nga k/pleqësia e fshatit Dhërmi, më datë 17/05/2001”; “Vërtetim pa datë, i lëshuar nga kryeplaku i fshatit Dhërmi”, “Vërtetim, datë 18/07/2001, i komisionit të verifikimit të pronave pranë Bashkisë Himarë” dhe “Vendim nr. 25, datë 09/08/2001 i Këshillit të Bashkisë Himarë”.
Nga hetimi është provuar se këto dokumente nuk janë lëshuar nga Këshilli i Bashkisë Himarë, si dhe nga Komisioni i Verifikimit të Pronave pranë Bashkisë Himarë. Prona e përfituar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara ndodhet në bregdet, në vendin e quajtur Spile-Gjipe, Dhërmi.
Provohet se më datën 27/05/2016, Theodhori Kocani dhe Jani Kocani, kanë regjistruar sipërfaqen e pronës prej 54.1 ha, pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë.
Pas regjistrimit të kësaj pasurie, janë kryer veprime juridike mbi këtë pasuri, e konkretisht ndarje dhe shitje, me qëllim fshehjen e paligjshme të origjinës së kësaj pasurie. Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për pasuritë e paluajtshme me sipërfaqe 54.1 ha.
-
Sekuestrohen 285 mijë m2 tek Rana e Hedhun, në Shëngjin
-
Ish-kryetari ua kalon fëmijëve me dokumente false 41 500 m2 tokë në Theth
-
Arrestohet pasi “uzurpon” hapësirë në bregdet
-
Arrestohen 5 të dyshuar për keqpërdorim detyre, dhanë fletë poseduese për pronën 2-hekëtarëshe në Fushë-Kosovë
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro