Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka thënë se mjekët janë të pasur aq sa punojnë.
Sejdiu ka thënë në “DESKU” të KTV-së, se aktualisht është një gjeneratë e mjekëve të cilët ishin të pjekur profesionalisht në kohën kur tregu i çrregullt i sektorit privat ka mundësuar që të punohet dhe fitohet më shumë nga ana e mjekëve.
“Fatkeqësisht në Kosovë të gjithë jemi të dyshuar, të gjithë dimë për shumë parregullsi në sistemin e drejtësisë. Mjekët janë të pasur për punën që bëjnë. Fatkeqësisht gishti tek ne drejtohet pasi është pak më e ndjeshme si sferë. Ne nuk kemi pse të fshihemi se s’kemi çka të fshehim. Jemi një gjeneratë e mjekëve të cilët kemi qenë të pjekur profesionalisht në kohën kur tregu i sektorit privat i çrregullt ka mundësuar që të punohet dhe fitohet më shumë nga ana e mjekut. Ky sektor privat i çrregullt duhet të rregullohet dhe të jetë nën kontroll”, ka thënë Sejdiu, teksa ka folur për deklarimin e pasurisë së mjekëve dhe profesorëve.
Deklarimin e pasurisë shumë shpejt do të duhet që ta bëjnë edhe mjekët dhe profesorët universitarë, të cilët punojnë në institucionet publike të vendit.
Qeveria e Kosovës ka miratuar më 10 dhjetor Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollimin e pasurisë dhe të dhuratave, nëpërmjet të cilit listës së zyrtarëve publikë i janë shtuar zyrtarisht edhe mjekët dhe profesorët.
-
Mjekët vazhdojnë ta lëshojnë Kosovën, Sejdiu: S’ka asnjë masë për t’i ndaluar
-
Kontestohet legjitimiteti i vendimit të Qeverisë për shtesa mjekëve që s’angazhohen në privat
-
Sejdiu: Në 3 javët e fundit 13 mjekë lëshuan punën në QKUK, po i josh me paga sektori privat
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Po të isha kryeministër, për moszbatim të ligjit në shëndetësi do t’i shkarkoja të gjithë përgjegjësit
-
OMK pret përshkallëzim të ikjes së mjekëve, Qeveria përpiqet t’i mbajë brenda me Ligjin për Paga