Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sejdiu tregon pse nënshkruan marrëveshje për koalicion me LDK-në e jo Vetëvendosjen

Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu në Interaktiv të KTV-së ka thënë se marrëveshja për koalicion parazgjedhor e nënshkruar me LDK-në, ka qenë vendim i vështirë, sepse edhe vendimmarrja brenda vetë AKR-së ka qenë i vështirë, por një pjesë më e madhe brenda tyre vendosën të ketë koalicion me LDK-në.

“Kjo është më e mira për të ardhmen e Kosovës, një koalicion që e përkrah elektorati”, ka thënë Sejdiu.

Fillimisht, ai ka bërë të ditur se kanë negociuar edhe me Vetëvendosjen, e kjo i bëri që ata të shqyrtojnë mirë faktin se me kë të nënshkruajnë marrëveshje për koalicion.

Sejdiu ka thënë se janë falënderues ndaj VV-së, me të cilin kishin përputhshmëri të mëdha në shumë aspekte, por në sektorin e ekonomisë nuk gjenin përputhje, e kjo i bëri që të ndryshojnë e të vendosin të shkojnë me LDK-në.

Sipas Sejdiut, marrëveshja LDK- AKR, është që të bëjnë qeverisje në duar të pastra ,madje zhvillimi ekonomik është ajo që duan të qojnë përpara.

Edhe Sqarohet Sejdiu: Nuk do ta votoj kurrë PAN-in Arbëri Sqarohet Sejdiu: Nuk do ta votoj kurrë PAN-in

“11 qershori përcakton shumë gjëra, por besojmë se edhe dikush prej nesh do ta ketë mundësinë për t’u bërë kryeparlamentar”.

Ai ka thënë se “ne besojmë në LDK-në e bashkë do ta qojmë vendin përpara”.