Mehdi Sejdiu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë se para se të mendohet për skenarë të ndryshëm për zgjedhjen e presidentit, në Kosovë partitë duhet të kuptojnë kontekstin në të cilin është aktualisht vendi. Sipas tij, problemet ekonomike, nevoja për menaxhim të pandemisë dhe vaksinim të popullatës, si dhe pasi janë disa figura të njohura duke u gjykuar në Hagë, bëjnë që Kosovës i duhet patjetër stabiliteti dhe të mos humbet kohë.
“Të kujtojmë fillimisht kontekstin në të cilin jemi. 5.6 për qind parashihet të ketë recension ekonomik. Na duhet menaxhimi i pandemisë dhe vaksinimi i situatës. Kemi figura në Hagë. Na duhet stabilitet. Kur flasim për presidentin duhet ët kemi të ditur se s’kemi kohë të humbim me shumë skenarë për zgjedhjen e presidentit. Është mirë të bëhen të gjithë bashkë e të zgjedhin presidentin. Nëse zgjidhja është Vjosa Osmani, e kemi cekur në analizën tonë që me ndërrimin e udhëheqjes së partisë në LDK hapet mundësia e bashkëpunimit. E dimë që Lumir Abdixhiku ka qenë pjesë e kabinetit në Qeverinë Kurti dhe s’ishte pjesë e Qeverisë Hoti. Mundësia e bashkëpunimit ekziston dhe ajo duhet të shfrytëzohet”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Sipas Sejdiut, është lehtë e arritshme që partitë opozitare thjeshtë të marrin pjesë në votim për t’ia bërë kuorumin Osmanit në pretendimin e saj për presidente.
“Përderisa votojnë, abstenojnë ose kundër është e bollshme. Kjo do të ruante stabilitetin. Është lehtë e arritshme. Në skenën tonë politike partitë deri në ditën e fundit s’e bëjnë të qartë qëndrimin. Besoj se është e arritshme”, ka shtuar ai.
Sejdiu ka deklaruar se për asnjërën palë, si për VV-në si fituese, e as për opozitën, zgjedhjet s’janë të favorshme.
-
Abdixhiku: Bashkimi i LDK-së, antidot i gjendjes ku ka rrëshqitur Kosova
-
Sejdiu: LDK-ja s’i ka votat e sigurta për presidentin, PDK-ja në pritje të liderëve nga Haga
-
Abdixhiku kërkon marrëveshje për president konsensual
-
Abdixhiku: Kosova ka nevojë për stabilitet politik e përgjegjësi shtetërore
-
Osmani: Kompromisi kërkohet për Qeverinë, Kuvendin e presidentin