Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim Kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi Hoxha me bashkëpunëtorët.
Me këtë rast ministri Sefaj vuri në dukje së është e rëndësishme që në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë së Kosovës, të koordinohet edhe bashkëpunimi me përfaqësuesit social të policisë, të cilët vazhdimisht angazhohen në përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, transmeton Koha.net.
Në këtë takim, anëtarët e Sindikatës së Policisë e njoftuan ministrin Sefaj me sfidat që e presin Policinë e Kosovës dhe vunë në pah kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me sigurimet shëndetësore, si dhe Ligjin për Pensionimin e zyrtarëve policorë të Kosovës.
Me këtë rast ministri Sefaj shprehu gatishmërinë e tij për përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e policisë dhe theksoi se tashmë ligji për pensionimin e zyrtarëve policorë është në fazat e fundit të tij, para se të dërgohet në qeveri dhe kuvend.
-
Mosha mesatare e policëve të Kosovës, më e larta në rajon
-
Policia në kërkim të tri ligjeve
-
Kërkohet shtesa për zyrtarët policorë për angazhimin gjatë pandemisë
-
Policia e Kosovës “plaket” në pritje të ligjit për pensionim të parakohshëm
-
Reçica i vendosur për njohjen e stazhit të punës së punonjësve të dëbuar me dhunë nga puna nga regjimi serb