Ministri Brendshëm, Flamur Sefaj ka theksuar se zbatimi i pa kompromis i rregullave të reja të trafikut rrugor, do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve, të cilat në vitin e fundit kanë qenë tejet alarmante.
“Zbatimi i pa kompromis i rregullave të reja të trafikut rrugor, do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve të cilat në vitin e fundit kanë qenë tejet alarmante. Organet kompetente të zbatimit të ligjit do të jenë rigoroze në zbatimin me përpikëri të këtyre rregullave, duke përfshirë këtu edhe konfiskimin veturave të parkuara në trotuare dhe vende të tjera ku pengohet qarkullimi i lirë i këmbësoreve dhe shërbimeve emergjente në kryerjen e detyrave të tyre”, ka thënë Sefaj.
Ministri ka shtuar tutje se Policia do të intensifikojë shqiptimin e gjobave kundrejt shkelësve të rregullave të trafikut deri në vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në komunikacion.
“Prandaj, lus qytetarët që të jenë më bashkëpunues me Policinë e Kosovës në këtë aspekt”, ka thënë ai.
-
Policia me “zero tolerancë” ndaj shkelësve të rregullave në trafik
-
Rexhepi: Ligji i ri i trafikut ashpërson gjobat për shkelësit me qëllim të rritjes së sigurisë
-
Sivjet 104 të vdekur si pasojë e aksidenteve
-
104 persona të vdekur në aksidente më 2023, paralajmërohet ashpërsim i masave në trafik
-
Ardhja e mërgimtarëve rrit praninë e policisë në trafik