Vjenë, 26 shtator - Organizata Mediale për Europën Juglindore SEEMO ka shpallur konkurs për çmim gazetaresk “Erhard Busek” për ata që me punën e tyre i kanë kontribuuar mirëkuptimit në Europën Jugore, Lindore e Qendrore, transmeton njoftimin Koha.net.
Çmimi , që parashihet të jetë në shumën 2.500 euro, do t’u jepet gazetarëve, redaktorëve, ekspertëve të medieve, shkrimtarëve dhe të punësuarve të tjerë në media që kanë kontribuar për mirëkuptim në rajon dhe që puna e tyre është e orientuar nga problemet që lidhen me minoritetet dhe ndarjet etnike, racizëm, ksenofobi, diskriminim gjinor, homofobi e të ngjashme.
Afati për konkurrim është 15 tetori, ndërsa çmimi dorëzohet në fund të nëntorit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuiz edukativ për gratë në media i zhvilluar nga SEENPM, partner i KMSHK-së
-
Shpërblimi vjetor për gazetari dhe letërsi “REXHAI SURROI” 2025
-
Shpërblimi vjetor për gazetari dhe letërsi “REXHAI SURROI” 2024
-
Shpërblimi vjetor për gazetari dhe letërsi “REXHAI SURROI” 2023
-
Shpërblimi vjetor për gazetari dhe letërsi “REXHAI SURROI” 2023