Fituesi i zgjedhjeve në Austri, Sebastian Kurz, e ka falënderuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili e ka uruar atë për fitoren në zgjedhje.
Mustafa, në rrjetet sociale e ka uruar Sebastian Kurzin dhe Partinë Popullore Austriake (ÖVP), duke theksuar se fitorja e tyre është lajm i mirë për Evropën, duke kërkuar njëkohësisht përkrahjen e mëtejme të Austrisë për Kosovën.
Kancelari i ardhshëm i Austrisë, Sebastian Kurz dhe Partia Popullore Austriake, e kanë falënderuar kryetarin Mustafa për urimet përmes rrjetit social Twitter.

Gjatë fushatës elektorale, Sebastian Kurz, në profilin e tij në Facebook, ka plasuar një video deklaratë mbështetëse të kryetarit Isa Mustafa dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, ku flitej për kontributin e Kurz për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
LDK-ja është anëtare e EPP-së së bashku me ÖVP-në Austriake dhe shumicën e partive të qendrës së djathtë të Evropës.
-
Mustafa: Nga Kurz presim përkrahje të madhe
-
Mustafa i uron suksese Sebastian Kurzit në zgjedhjet austriake
-
Hoxhaj e Mustafa urojnë kancelarin austriak, Sebastian Kurz
-
Mustafa: Kosova dhe LDK-ja, krenarë me fitoren e kancelares Merkel
-
Kurti uron Magyarin për fitoren në Hungari: Me padurim presim të bashkëpunojmë