Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj e Mustafa urojnë kancelarin austriak, Sebastian Kurz

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Sebastian Kurzin për pozitën e Kancelarit të Austrisë, të cilën e mori sot zyrtarisht.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj i uron suksese Kurzit dhe qeverisë së re austriake, duke theksuar interesimin e Kosovës për bashkëpunimet e radhës mes dy vendeve, dhe mbështetjen e mëtejshme të Austrisë për Kosovën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Urime miku im, Sebastian Kurz për emërimin Kancelar i Austrisë. Ju uroj shumë suksese me qeverinë e re të sapo emëruar. Pres me padurim bashkëpunimet tona të radhës ndër shtetërore dhe vazhdimin e mbështetjes së Austrisë për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.

Ndërkohë, Kurz e ka falënderuar Hoxhajn për urimin, po ashtu përmes llogarisë në Twitter.

Sebastian Kurz, 31 vjecar, është bërë lideri më i ri qeveritar në Evropë, pasi shënoi fitore bindëse në zgjedhjet që u mbajtën në vjeshtë.

Edhe Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar kancelarin e ri austriak, Sebastian Kurz, i cili u betua sot në Vjenë.

Image

Në mesazhin e tij, Mustafa ka shprehur bindjen se vizioni i kancelarit Kurz garanton thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“LDK është krenare me Partinë Popullore Austriake dhe lidershipin e saj fitues”, ka shkruar kryetari Mustafa, në urimin dërguar kancelarit Kurz.

Kancelari Sebastian Kurz e ka falënderuar kryetarin Mustafa për urimet.

Siç njofton LDK, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka raporte shumë të mira me kancelarin Sebastian Kurz dhe Partinë Popullore Austriake (ÖVP). Të dy partitë janë pjesë e EPP-së. Ndërkaq, kryetari Mustafa ka qenë pjesë e një spoti elektoral të ÖVP-së për zgjedhjet e fundit në Austri, të cilat u fituan bindshëm nga ÖVP-ja.