Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Seanca solemne për Epopenë e UÇK-së në disa komuna

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur të hënën mbledhje solemne, në nderim të epopesë së UÇK-së, ku kryetari i Komunës, Lutfi Haziri ka thënë se sot shënojmë bashkërisht ditët më të mëdha dhe më të dhimbshme të popullit të Kosovës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.n et .

Familja Jashari shënon sot kthesën e madhe të rezistencës politike, rezistencë kjo e cila ka kulmuar me kryengritjen e shqiptarëve të Kosovës në mbrojtje të pragut të shtëpisë.

Këtë kryengritje politike dhe këtë sakrificë për mbrojtje të pragut të shtëpisë, familja Jashari e ktheu në kryengritje ushtarake dhe mbrojtje popullore, që rezultoi me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si formacion ushtarak, i cili luftoi deri në çlirim, tha ndër të tjera Haziri. 

 

Me rastin e shënimit të ditëve të lavdishme të "Epopesë së UÇK-së", Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur një mbledhje solemne. Në këtë mbledhje, për luftën e lavdishme të UÇK-së, heroizmin e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të familjes Jashari, folën i pari i Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina dhe kryetari i OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu.

 

Edhe Drenasi  ka shënuar 20 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Në këtë shënim ,foli kryetari i komunës Ramiz Lladrovci:  

“Në këtë ditë, para 20 vitesh, legjenda e Skënderbeut do të zbret në Prekaz e Drenicë, për t’u jetësuar në lirinë tonë, në momentin që pritej më shumë se 100 vjet, të shkundej nga qafa jonë robëria e një regjimi kriminal.

Kjo ditë, pas përballjes titanike të një familjeje me makinerinë okupatore, do të rikthente fuqinë nacionale në vend, duke bashkuar më shumë se kurrë, djem e vajza në tërë trojet etnike, për t’i dhënë goditje regjimit të pashpirt që godiste familjet dhe qytetarët duarthatë”, tha ndër të tjera Lladrovci . 

 

Aktivitetet për shënimin e 20 vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, në Komunën e Rahovecit, kanë filluar sot me mbajtjen e mbledhjes solemne të Kuvendit Komunal të Rahovecit. Të pranishme në mbledhje solemne ishin, Kryetari i Komunës së Rahovecit, drejtorët e drejtorive, kuvendar, përfaqësues të FSK-së, LMT-së dhe Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec.

Në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjen solemne për nder të shënimit të 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka folur për UÇK-në, sakrificën, heroizmin e familjes së Komandantit Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Atdheut.

Në vazhdim, fjalimi i Kryetarit të Komunës së Rahovecit, të mbajtur sot në mbledhjen solemne të K.K të Rahovec, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të "Epopesë së UÇK-së".

 

 

Artikuj të ngjashëm