Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Seanca për Buxhetin nis me një minutë heshtje në nder të aktorit Blerim Peci

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën, ku në rend dite ka votimin e Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Gjatë kësaj jave, Kuvendi nuk ka arritur ta miratojë buxhetin, pasi opozita e ka kundërshtuar buxhetin, ndërsa pozita nuk i ka pasur numrat për ta kaluar atë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fillim të seancës, Abdyl Salihu, deputet i PDK-së, ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje në nder të aktorit të njohur që ndërroi jetë ditën e djeshme, Blerim Peci, kërkesë e cila iu plotësua nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.