Nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të vendosur për caktimi ne datës së seancës konstituive të legjislaturës së re.
Burime të KOHËS brenda këtyre zhvillimeve kanë njoftuar se seanca konstituive, ku do të bëhet konstituimi i Kuvendit dhe betimi i deputetëve, do të mbahet më 22 mars.
KOHA ka raportuar më herët se më 25 mars planifikohet të votohet Qeveria e re.
Sot kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d. e presidentes Vjosa Osmani, janë takuar me u.d. e kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Në ditët në vijim pritet të takohen edhe me kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
LVV-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit ka fituar bindshëm, me mbi 50 për qind të votave.