Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se në kryeqytet së shpejti do të hapen edhe dy çerdhe të reja, një në lagjen Tophane dhe tjetra në lagjen Kodra e Trimave.
“Në çerdhet me bazë në komunitet roli i prindërve është shumë i rëndësishëm, andaj të gjithë ata që banojnë në këto lagje dhe kanë fëmijë që dëshirojnë t'i regjistrojnë në çerdhe, ftohen të marrin pjesë në diskutimet publike dhe përzgjedhjen e Këshillit të Prindërve”, ka shkruar ai në facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Nisin punimet për ndërtimin e çerdhes me bazë në komunitet në lagjen “Dardania”
-
Çerdhet në Prishtinë do të rihapen, por me kushte
-
Ahmeti iu bën thirrje prindërve të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe pa u sqaruar rregullat
-
Dy çerdhe të ndërtuara para një viti në Prishtinë nuk funksionalizohen
-
Ahmeti paralajmëron përfundimin pas një muaji e gjysmë të çerdhes në Kodër të Trimave