Kancelari gjerman Olaf Scholz, nuk ka dashur të flasë për kohën kur mund t’i jepet Kosovës liberalizimi i vizave, por ka thënë se shpreson që kjo të ndodhë shpejtë.
Ai në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti në Berlin, tha se gjermania e mbështet prej kohësh liberalizimin e vizave për Kosovën.
Scholz foli edhe për Procesit të Berlinit.
“Meqenëse Gjermania prej kohësh e ka mbështetur, shpresojmë se kjo do të ndodhë në mënyrë rapide, në mënyrë shumë të shpejtë. Jemi të mendimit që liberalizimi i vizave mund të funksionojë mirë, për sa i përket kohës, ne nuk mund ta themi, por jemi të interesuar që kjo të ndodhë shpejt”, ka thënë ai.
Scholz e Kurti kanë folur edhe për krizën që është krijuar në ekonomi si pasojë e luftës së nisur dy muaj më parë në Ukrainë.
“Banka Botërore uli prognozat për Ballkanin si pasojë e luftës përballë kësaj ulje të prognozave të rritjes, Gjermania dhe BE-ja mbase duhet t’i rrisë ndihmat për rajonin”, ka thënë Scholz.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova e pranon dhe e mirëpret çdo iniciativë rajonale që konsiderohet e dobishme dhe pjesëmarrëse në të është Bashkimi Evropian.
Edhe
Kurti kërkon nga Scholzi ta ndihmojë Kosovën për liberalizimin e vizave
Në konferencën e mbajtur të mërkurën me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Kurti është deklaruar rreth Ballkanit të Hapur për çka tha se iniciativat paralele, që sipas tij, dëshirojnë ta hapin Ballkanin për fuqitë nga Lindja dhe Verilindja, nuk përkrahen nga vendi që ai e qeverisë.
Kurti tha se nga investimet e huaja, ato nga Gjermania pothuajse janë dyfishuar.
“Ne e dimë që ka autokraci të ndryshme në botë që dëshirojnë ta dëshmojnë se zhvillimi ekonomik nuk ka nevojë për demokraci, por Kosova – një vend që ka dalë nga lufta po e dëshmon të kundërtën, pasi që edhe demokracia cilësore edhe zhvillimi ekonomik shkojnë bashkë me njëra tjetrën. Këto duhet t’i ushqejmë dhe t’i mbrojmë”, ka shtuar ai.
-
Kurti i kërkon Scholzit që ta mbështesë largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës
-
Scholz kërkon dinamizim të dialogut, Kurti flet për rreziqet që i kanosen rajonit
-
Scholz në samitin e Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
-
Scholz: Duam që Ballkani Perëndimor të hyjë shpejt në BE, por s’është proces gjeopolitik