Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK) ka reaguar pas vrasjes nga burri i saj të arsimtares, Sadije Godeni.
Sindikalistët e Arsimit kanë thënë se dhimbjen për humbjen e koleges së tyre e bënë edhe më të fortë fakti se dhuna në familje ka nisur sipas tyre të bëhet përditshmëri.
“Me plot dhembje e trishtim morëm lajmin për rastin tragjik në familjen Godeni. Dhimbja shtohet për të gjithë punëtorët e arsimit ngase si pasojë e dhunës familjare, që ka nisur të bëhet përditshmëri, humbi jetën mësimdhënësja dhe anëtarja e devotshme e sindikatës sonë, Sadije Godeni. Loti e dhimbja jonë bëhet bashkë me dhimbjen dhe lotin e punëtorëve arsimorë në shkollën ‘Dardania’ në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën. Të lutemi bashkë që ngjarje të tilla tragjike të mos ndodhin kurrë më”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.
-
SBASHK-u mbështet grevën dyorëshe në shkollën “Pavarësia”, paralajmëron veprime nëse s’merren masa konkrete
-
I jepet lamtumira e fundit mësimdhënëses që u vra nga bashkëshorti
- Dhunë dhunuese
-
70-vjeçari vrau gruan në Prishtinë, kërkohet që mosha të mos merret si masë lehtësuese
-
Haxhiu për vrasjen në Prishtinë: Do të gjejmë edhe më shumë forcë drejt luftës ndaj dhunës