U thanë fjalë të shumta se shtatori do të niste me grevë të mësimdhënësve dhe si rezultat mësimi nuk do të fillonte, raporton KTV.
Por, zyrtarë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës kanë bërë të ditur për KTV-në, se vendimi për të hyrë në grevë është anuluar të paktën deri në gjysmë të shtatorit.
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, është shprehur se me të filluar mësimi do ta përcjellin nga afër sistemimin e mësimdhënësve, do të shohin nëse komunat do të jenë të gatshme t’ua paguajnë atyre udhëtimin, pagat suplementare, si dhe 3 pagat pas pensionimit, që ngarkohen me kontratën kolektive.
Ndërkohë, mësimi këtë vit do të fillojë më ndryshe, pasi pritet të hyjë në fuqi zbatimi i kurrikulës së re, por librat do të jenë të pandryshuar. Këtë vit cikli i ulët prej klasës së parë deri në të pestën do të pajisen me libra të rinj, por jo edhe nxënësit prej klasës së gjashtë.
-
Një efekt “pozitiv” i moskonstituimit të Kuvendit, SBASHK-u heq dorë nga greva
-
SBASHK-u paralajmëron se shtatori mund të nisë me grevë të përgjithshme
-
Jasharaj: Qeveria duhet të gëzohet kësaj radhe që mësimi nis pa greva
-
SBASHK-u propozon që të mos ketë kthim në grevë
-
Mësimdhënësit pro pezullimit të grevës, vendimi final merret nga BSPK-ja të shtunën