SBASHK-u ka shprehur pakënaqësi me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ngritjen e pagave prej 4 për qind, pavarësisht kërkesave të kësaj sindikate që kjo rritje të jetë më e madhe.
“Qeveria mbeti e barrikaduar pas vendimit të saj dhe në koordinim dhe me unitet të plotë të federatave sindikale në kuadër të BSPK-së do të vendosim që bashkërisht të veprojmë për të shprehur kundërshtimin dhe pakënaqësinë tonë për këtë qëndrim të Qeverisë dhe për çdo veprim sindikal anëtarësia në tërë Kosovën do të jetë e njoftuar me kohë përmes mediave dhe me forma tjera të komunikimit me ta”, thuhet në komunikatë.
SBASHK-u fton anëtarësinë që ta ruajnë unitetin shembullor dhe të përgatitet për veprime sindikale, të cilat do të ndodhin kur bashkërisht do të merremi vesh për to.
“I garantojmë mësimdhënësit se SBASHK-u edhe tani e tutje do të veprojë ashtu si vendos anëtarësia”, thuhet në komunikatë.
-
SBASHK-u e cilëson fyese rritjen prej vetëm 4 për qind të pagave për mësimdhënës
-
SBASHK-u nis hapat sindikalë, në shkolla shpërndahen aplikacione pro a kundër masave
-
SBASHK-u përgatitet për grevë
-
SBASHK-u pranon 4% të rritjes së pagës, por bazuar në përqindjen e pagës së kryeministrit
-
SBASHK-u: Ngritja e pagave në arsim të bëhet sa më shpejt