SBASHK-u përmes një komunikate për media të enjten ka përshëndetur paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës për ngritjen e pagave në sektorin e arsimit dhe në sektorët tjerë, duke apeluar që kjo gjë të ndodhë shumë shpejt.
Kërkesën për ngritje pagash kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e kishte shtruar edhe në takimin e delegacionit të BSPK-së me kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrat Avdullah Hoti e Arban Abrashi, më 12 prill 2017, për të marrë përgjigjen se ka angazhime të Qeverisë për të realizuar një ngritje pagash bazuar në ngritjen ekonomike, thuhet në komunikatë.
SBASHK-u thekson se në vazhdimësi, krahas angazhimeve për realizimin e kërkesave që dalin nga Kontrata Kolektive, ka shtruar edhe çështjen e nevojës për ngritje pagash, së paku sipas ngritjes ekonomike, ashtu siç ka premtuar kryeministri Mustafa dhe kabineti i tij.
-
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, s’përjashtohet greva
-
SBASHK-u pret rritje të rrogave të mësimdhënësve me Ligjin e ri të pagave
-
SBASHK-u s’e pranon ofertën e Haradinajt, greva vazhdon
-
Qeveria: Kemi rritur pagat për arsimtarët për 20 milionë euro në vit, ftojmë SBASHK-un ta ndërpresë grevën
-
Jasharaj: Nëse nuk përmbushen kërkesat, do të ketë paralizë totale të arsimit