Data 16 maj, sipas plan-programit mësimor, do të duhej të ishte dita e fundit e mësimit për maturantët.
Mirëpo, ata do ta mbajnë mësimin deri më 24 maj, sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIlmi Reçica, drejtor i gjimnazit shoqëror “Ahmet Gashi” në kryeqytet, thotë se megjithëse disa nota i kanë përfunduar, do ta respektojnë vendimin e ministrisë për kompensimin e orëve, pasi kështu u ka kërkuar Drejtoria e Arsimit e Prishtinës.
Sipas tij, për shkak të grevës 3-javore, programi mësimor ka qenë më i ngjeshur, por ai do të kryhet në tërësi.
E, iniciuesit e grevës kanë thënë se për ta, mësimi për maturantë tashmë ka përfunduar dhe maturantët duhet të merren me përgatitjen për testin final.
Kryetari i SBASHK-ut ka thënë se askush nuk duhet t’u bëjë presion mësimdhënësve, por as nxënësve, që ta vazhdojnë mësimin.
Këshilli për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, ka akuzuar SBASHK-un dhe udhëheqësin Rrahman Jasharaj, se janë mbi ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.
Sipas KMDLNJ-së, duhet të pritet vendimi i plotfuqishëm i gjykatës dhe nëse del se SBASHK-u dhe Jasharaj kanë përgjegjësi për situatën e krijuar, atëherë duhet të bëhet kallëzim penal për shantazhim.
Ministria e Arsimit e ka vendosur 12 qershorin si datë për mbajtjen e Testit të Maturës Shtetërore.
Ky test, njëjtë si vitin e kaluar, do të mbahet për 4 ditë në të gjitha komunat e Kosovës.