Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SBASHK-u kërkon nga administratorët që të marrin pjesë në provim të maturës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka kërkuar nga mësimdhënësit që më 27 gusht të marrin pjesë në obligimet e tyre të caktuara në provimin e maturës.

SBASHK-u ka vendosur t’u sugjerojë të gjithë anëtarëve të marrin pjesë në procesin e monitorimit të provimit të maturës.

“Pas një takimi që mbajti Këshilli qendror grevist i SBASHK-ut në të cilin takim ishte prezent edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në cilësinë e kryetarit të këshillit grevist të BSPK-së, Ali Gashi kryetar i SPAK, në cilësinë e nënkryetarit të këshillit grevist të BSPK-së dhe Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK-ut me kryetarin e Kolegjiumit të drejtorëve arsimor të Asociacionit të komunave të Kosovës, Samir Shahini, i cili në emër të kolegëve, drejtorë të DKA-ve, paraqiti kërkesën për një mirëkuptim që ditën e shtunë me datën 27.08.2022 ashtu siç është e paraparë mbajtja e provimit të maturës shtetërore, që SBASHK-u të iu sugjeroj mësimdhënësve që të marrin pjesë në obligimet e tyre të caktuara nga MASHTI”,  thuhet në komunikatë të SBASHKU-t. "Pas konsultimeve edhe me kolegët sindikalistë nga terreni, vendosi që të iu sugjerojë të gjithë anëtarëve të SBASHK-ut të cilët janë të caktuar për pjesëmarrje në monitorim të procesit të provimit të maturës shtetërore, që të marrin pjesë duke e njoftuar opinionin e gjerë dhe anëtarësinë se ky do të jetë veprimi i fundit që do të bëjmë aktivitete gjatë kohës sa zgjatë greva". 

SBASHK-u ka thënë se ky do të jetë veprimi i fundit që do të bëjë gjatë kohës sa zgjatë greva.