Nxënësit e nivelit parauniversitar nuk e kanë të qartë nëse këtë javë do të nisin pushimin pranveror sipas kalendarit shkollor apo do të mbajnë mësim për t’i zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës së janarit.
Këtë konfuzion e ka krijuar ditëve të fundit qëndrimi i kundërt i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa SBASHK-u të dielën u ka bërë thirrje mësimdhënësve dhe nxënësve që të shkojnë në pushim pranveror, Ministria ka kërkuar që të respektohet vendimi i ministrit Shyqiri Bytyqi për kompensim të orëve.
Më 26 shkurt, ministri mori vendim që nga 15 ditët e humbura gjatë grevës, 5 të zëvendësohen të shtunave, 5 të merren nga pushimi pranveror dhe për 5 ditë të zgjatet procesi mësimor në fund të vitit shkollor.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)