Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SBASHK, me apel – kërcënim Qeverisë

Ka nisur greva e thirrur nga Sindikata e bashkuar e Arsimit, ku gjatë ditës në shkollat fillore, të mesme dhe në 5 universitete që janë pjesë e kësaj sindikate nuk do të ketë mësim.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Rrahman Jashari, ka vizituar shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë ka thënë se janë munduar që të arrihet marrëveshje me qeverinë që të plotësohen kërkesat e tyre por që ende nuk kanë arritur ta bëjnë, raporton TV Arta.

Ai tha se nëse greva njëditore nuk do të ndikojë në reflektimin do të jenë të detyruar që më 13 prill të nisin grevë të përgjithshme e në kohë ta pacaktuar. Jashari u shpreh se SBAShK-u kërkon mirëkuptim nga prindërit, nxënësit dhe studentët.

“Apeloj te ministri i Financave që të gjejë buxhet dhe t’i realizojë të drejtat punëtorëve”, ka shtuar ai.

Për grevën ka reaguar Këshilli i Prindërve të Kosovës dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Këshilli i Prindërve thotë se mos gjetja e një zgjidhje në mes ë të Qeverisë dhe SBASHK-u është tepër shqetësues për prindërit, nxënësit dhe qytetarët e Kosovës dhe i dëmshëm për sistemin arsimor në Kosovë.

Ndërsa KMDLNj vlerëson se SBASHK-u po i keqpërdorë nxënësit dhe po ua shkel të drejtat atyre.

Artikuj të ngjashëm