Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, është shprehur i prerë për afrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian duke thënë se kjo mund të ndodhë nëse Kosova e lufton krimin dhe korrupsionin.
Një ditë pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Sassoli përmes Twitterit ka shkruar se është i kënaqur që sheh se Kosova po vazhdon të jetë në rrugën e reformave për një të ardhmen më të mirë.
“Luftimi i krimit dhe korrupsionit do të ju sjellë më afër BE-së dhe do të përmirësojë jetën e qytetarëve. BE-ja është këtu për të përkrahur”, ka shkruar ai.
Për takimin e së martës, Osmani kishte thënë se Kosova është e zotuar të kryejë të gjitha reformat e nevojshme për të përshpejtuar integrimin evropian.
-
Osmani: Anëtarësimi në BE është fat i Kosovës, kemi punuar shumë për këtë
-
Osmani: BE-ja t’i vlerësojë shtetet aspiruese bazuar në vepra e jo në fjalë
-
Osmani takon ambasadorët e shteteve të BE-së: Urgjente heqja e masave të padrejta ndaj Kosovës
-
Osmani: Është koha që BE-ja t’i heqë masat e padrejta ndaj Kosovës
-
Osmani: Koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE