Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sasia e madhe e armatimit që u konfiskua dje në Zveçan

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka treguar sasinë e madhe të armatimit që u konfiskua të premten në Zveçan në një veturë me targa nga Beogradi.

Sipas institucioneve të sigurisë, u parandalua një sulm terrorist ndaj qytetarëve të Kosovës.

Në një konferencë për media, Hoxha ka thënë se strukturat ilegale kanë deponuar sasi të mëdha të armëve në Zveçan që të njëjtat të përdoren në sulme terroriste. 

Disa prej tyre janë konfiskuar, por drejtori i PK-së ka thënë se numri i armatimeve që janë futur në Zveçan nga Serbia është më i madh. 

Çka u konfiskua në Zveçan të premten në mbrëmje?

Edhe Nga minat anti-tank deri te hartat, ushqimi e medikamentet. Çka u gjet në Banjskë të Zveçanit LAJMET E MBRËMJES Nga minat anti-tank deri te hartat, ushqimi e medikamentet. Çka u gjet në Banjskë të Zveçanit

Vetura A6

9 zolla

2 lansues

2 osa

1 predh e minahadhësit

21 granatadore – të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë sulmit ndaj KFOR-it më 29 maj

20 predha të tromblonit

2 mbushës të barutit

10 armë të gjata automatike

1 revole

1 shurdhues të armëve

51 karikatorë të armëve të gjata

Edhe Sveçla: Policia në Zveçan parandalon sulm terrorist Arbëri Sveçla: Policia në Zveçan parandalon sulm terrorist

5 karikatorë të armëve të shkurtëra

5756 fishekë të kalibrit të ndryshëm

18 koktej molotovi

17 mjete piroteknike

14 mjete tymosëse

5 thika ushtarake

11 jelekë antiplumb dhe taktik

9 unifroma ushtarake

1 dylbi

Maska kundër helmimit nga gazi

1 dyshek ushtarak për nevoja te snajperëve

Edhe Sekuestrohen armë në Podujevë, dyshohet se do të dërgoheshin në Gjermani Kronikë Sekuestrohen armë në Podujevë, dyshohet se do të dërgoheshin në Gjermani

Telefonë, tre radiolidhje dhe një sasi e narkotikëve.

{gallery}