Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Saranda gati për “Verën 2017”

Një qershori shënon edhe hapjen zyrtare të sezonit “Verë 2017” për Bashkinë e Sarandës.

Kjo është një ditë simbol për marrëdhënien e re me detin, me zhytjen, me diellin dhe turistin.

Njëmijë turistët që solli sot, si çdo të enjte kruaziera “MSC Poesia”, ishin të përfshirë në eventin e organizuar nga bashkia e Sarandës.

Njëherësh, 1 qershori i sivjetmë ishte dhe një ditë promovimesh e organizimesh festive në komunitet, nën shoqërinë e produkteve artistike dhe të shërbimeve turistike e tregtare.

Bashkia ftoi të gjithë biznesmenët e fushës së hotelerisë, restoranteve dhe kulinarisë, si edhe tregtarë të tjerë e sipërmarrës të ndryshëm, ta përdorin këtë rast për të realizuar promocionin e produkteve dhe aktivitetit të tyre.