Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për këtë verë 71 anije të mëdha kanë rezervuar për të ndalur në Sarandë

Për të ndalur gjatë kësaj vere në portin e Sarandës, në jug të Shqipërisë, kanë bërë rezervimet 71 anije me kapacitet nga 1000-3500 vizitorë, ndërkohë që gjatë 2017-ës pritet të mbërrijnë edhe dhjetëra anije më të vogla.

Drejtori i Portit të Sarandës Sotir Davella tha të hënën për ATSH-në, njëra prej kompanive ndër më të njohurat në Evropë e më gjerë “MSC Cruises” ka njoftuar autoritetet shqiptare se do ta bënte Sarandën destinacion të përjavshëm në udhëtimet e saj në Mesdhe, duke filluar nga prilli i viti 2017.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Davella shprehet se, këtë vit është rritur ndjeshëm interesi i anijeve nga vende të ndryshme të botës për të “prekur” portin e Sarandës. Kompanitë e anijeve turistike “Cunard, P&O Crusises” dhe “Holland America”, kanë njoftuan fundvitin e shkuar se do t’i shmangnin portet turke gjatë vitit 2017 duke i zëvendësuar itineraret me Korfuzin dhe Sarandën.

Sipas të dhënave nga porti i Sarandës, vitin e kaluar erdhën rreth 251 mijë udhëtarë ose rreth 60 mijë më shumë se viti 2015. Nderkohe qe numri i anijeve të mëdha turistike që mbërritën në Sarandë u rrit në 2016 në 22 nga 10 që ishte në vitin 2015.

Drejtori Davella vlerëson se rritja e investimeve në infrastrukturën portuale, siguria e cilësia e sherbimeve, ka sjellë një rritje edhe të numrit të jahteve, të cilat në vitin 2016 shënuan numrin 657 jahte nga 455 që ishin përpunuar në vitin 2015.

Pjesa më e madhe e mjeteve të lundrimit përpunohen në kalatën e re që u ndërtua gjatë viteve 2010-2013 me një mbështetje të Bankës Botërore.