Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë ka vërtetuar “shkeljet, keqpërdorimet e tejkalimet ligjore nga ish-drejtori i SHKK-së, Nehat Thaçi.
Në një postim në Facebook ka shkruar se vendimi i Këshillit do të përdoret si dëshmi shtesë në Prokurorinë Speciale ndaj Thaçit e të tjerëve të përfshirë në raste të tilla të keqpërdorimit.
“Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë ka vërtetuar shkeljet, keqpërdorimet e tejkalimet ligjore nga tashmë ish-drejtori i ShKK-së, Nehat Thaçi. Pretendimet tona që u provuan si të drejta, do të shërbejnë edhe si dëshmi shtesë për Prokurorinë Speciale, ku e kemi dorëzuar kallëzimin penal ndaj të shkarkuarit në fjalë dhe të tjerëve të përfshirë në këto raste”, ka shkruar ai.
-
Sallahu: Do të respektohet vendimi i Kushtetueses për Ligjin për KPK-në
-
Sallahu akuzon KMDLNJ-n për keqpërdorim të 100 mijë eurove
-
Selimi paralajmëron padi ndaj Sallahut, do t’i kërkojë dëmshpërblim 300 mijë euro
-
Nehat Thaçi pezullohet nga detyra
-
MD-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Selim Selimit dhe Nehat Thaçit