Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese për “vonesa të tejzgjatura dhe paarsyeshme “në vlerësim të kushtetutshmërisë së projektligjeve dhe akteve të tjera të miratuara në Kuvendin e Kosovës.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se kjo vonesë “është cenim i drejtpërdrejt i demokracisë përfaqësuese dhe i funksionit kushtetues legjislativ të këtij institucioni kushtetues”.
“Jo pa shkak, në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese janë vendosur afate nga Kuvendi i Kosovës se kur duhet të përfundojë vlerësimi i kushtetutshmërisë së një akti të miratuar në Kuvendin e Kosovës. Pra, krejt kjo është bërë për të moscenuar organizimin, funksionet dhe kompetencat kushtetuese të Kuvendit të Kosovës. Afati i vetëm i respektuar nga Gjykata Kushtetuese në shqyrtim dhe vlerësim të kushtetutshmërisë së akteve të Kuvendit është afati joligjor. Për më tepër, kjo sjellje joligjore e Gjykatës Kushtetuese godet në thelb politikat ligjore të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, si dhe funksionet e tyre kushtetuese në përmbushjen e interesave të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai.
Gjykata Kushtetuese është duke u marrë me vlerësim të kushtetutshmërisë së disa ligjeve të cilat i ka dërguar opozita. Në disa raste, ky institucion ka vendosur në favor të kërkesës së opozitës duke rrëzuar projektligjet e pushtetit.
-
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
-
Sallahu: Masa e përkohshme ndalon përmbysjen e rendit kushtetues
-
Sallahu: Vendi s'shkon në zgjedhje nëse Presidenti s’zgjidhet deri më 4 mars si shkak i bojkotit të deputetëve
-
Sallahu pavarësisht shfuqizimit: Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme nis sivjet
-
Kushtetuesja i quan të papranueshme sulmet e pushtetit ndaj saj