Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, ka folur për konkursin e vitit akademik.
Ai ka thënë se aplikimi online është hapur nga 6 gushti dhe interesimi është shumë i madh.
Sahiti ka thënë se vetëm në tri ditët e kaluara kanë aplikuar 1800 kandidatë në programe të ndryshme.
“Deri tash nuk kemi informata për parregullsi dhe gjithçka po shkon mirë. Procesi i aplikimit online sjell lehtësira të ndryshme sepse të gjitha fazat kryhen online. Në total Universiteti i Prishtinës regjistron 6247 studentë”, ka thënë ai.
Sahiti ka shtuar se numri i madh i të regjistruarve do të bëhet në Fakultetet Ekonomik, Juridik e në Filologjik.
Ai ka shtuar se interesim më të madh ka në Fakultetin e Mjekësisë.
Edhe
UP-ja hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj
Ai ka thënë se profesorët janë duke u vaksinuar. Sahiti ka bërë thirrje që vaksinimi të vazhdojë edhe më tutje sidomos para fillimit të vitit akademik.
Sahiti ka shtuar se nuk kanë statistika se sa persona nga stafi akademik janë vaksinuar.