Ish-luftëtari i UÇK-së, Sadri Selimi, është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.
Këtë e ka konfirmuar vet Selimi për KOHË-n, derisa ka bërë të ditur se do të paraqitet për intervistim më 14 shtator.
“Jam ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit. Do të paraqitem më 14 shtator në Hagë”, konfirmoi ai.
Selimi, i cili vjen nga Vërnica e Vushtrrisë, por që prej vitesh jeton në Finlandë, ka shërbyer në zonën operative të Shalës. Pas përfundimit të luftës, Sadriu kishte shërbyer edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Artikuj të ngjashëm