Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sadiku: 805 qytetarë janë vaksinuar për një ditë në Prishtinë kundër gripit sezonal

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka thënë se situata emergjente që ka kaluar bota me COVID-19, ka ndikuar që të rritet vetëdijesimi i qytetarëve për sëmundjet infektive.

Ai ka thënë se brenda ditës 805 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal.

Sadiku ka thënë se ka procesi i vaksinimit ka filluar me kohë, derisa ka shtuar se është bërë edhe digjitalizimi i informatave për vaksinim.

“Sot kam qenë në orën 8 të mëngjesit në QKMF dhe nuk ka qenë asnjë qytetarë duke pritur gjatë, derisa deri atëherë 100 qytetarë veçse kanë qenë të vaksinuar. Kemi 12 qendra të mjekësisë familjare ku bëhet vaksinimi dhe qytetarët nuk kanë nevojë të endën për t’u vaksinuar. Vaksinimi nëpër të gjitha qendrat është deri në orën 13:30 për shkak se përveç vaksinimit sezonal, po vazhdojmë edhe me vaksinimet e rregullta gjithashtu edhe ata për COVID-19”, ka thënë ai.

Sipas tij, bazuar në trend për dy javë do të përfundohet vaksinimi për gripin sezonal.

Edhe Vaksinimi kundër gripit sezonal nisi 17 ditë më herët se vitin e kaluar, zyrtarët thonë se po shkon mirë Arbëri Vaksinimi kundër gripit sezonal nisi 17 ditë më herët se vitin e kaluar, zyrtarët thonë se po shkon mirë

Ai ka thënë se vaksina kundër gripit sezonal preferohet për fëmijët mbi moshën 6-mujore, të moshuarit dhe gratë shtatzëna.

Sadiku ka thënë se pas vaksinimit duhen 2-3 javë për krijimin e anti-trupave.

“Për vaksinën anti-Covid ka të interesuar, por numri është i vogël. Përkundër situatës stabile, pandemia nuk është e futur në kontroll dhe ende nuk ka përfunduar”, ka thënë ai.

Ka deklaruar se deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm ka terminë të rezervuar për mamografi.

Ai ka thënë se kanceri i gjirit vazhdon të jetë problem i madh te gratë, duke shtuar se kjo problematikë nuk është vetëm e individit por prekë edhe familjarët.

Sadiku ka thënë se zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë.

Edhe Thirren qytetarët që të vaksinohen kundër gripit sezonal Arbëri Thirren qytetarët që të vaksinohen kundër gripit sezonal

Ka thënë se më nuk do të ketë pagesë për mamografi, duke shtuar se prej vitit të ardhshëm do të subvencionojë protezat e gjirit dhe se pretendojnë shtimin e mamografëve.

“Punëtorët shëndetësorë përkundër punës së shtuar dhe përkundër numrit të vogël të mjekëve familjarë do të bëjnë vizita sistematike në shkolla. Herën e kaluar kur kemi bërë këto vizita, ka pas probleme të shtuara, siç ka qenë obeziteti, problemi me shikim, stresi e probleme të tjera”, ka thënë ai.