Një lloj sabotimi janë duke përjetuar institucionet e shtetit. Shpërfillja ndaj tyre është duke u demonstruar nga zyrtarët më të lartë, përfshirë kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin, sikur edhe nga ministra e deputetë, e për ç’gjë në jo pak raste politikat kanë përfunduar edhe në kërcënime, shkruan sot Koha Ditore.
Zemërimin në anëtarë të Qeverisë e ka shprehur një ditë më parë kryeministri Ramush Haradinaj. Besim Beqaj, ministër i Inovacionit, sikur edhe Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër, kishin vendosur që, në kohën sa në Prishtinë zhvillohej mbledhja e Qeverisë, të ndodheshin në Prizren për të marrë pjesë në një aktivitet që lidhej me inovacionin, e në të cilin merrte pjesë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, parti së cilës i takojnë Hoxhaj e Beqaj.
Në mbledhjen e Qeverisë, Ministria e Inovacionit përfaqësohej nga një prej zëvendësministrave, i cili duhej ta arsyetonte njërin prej çështjeve që ishin në rend dite, e për të cilin kërkohej të merrej vendim në mbledhjen e Kabinetit Qeveritar.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Në pauzë, konsultimi për institucionet
- Nën flamurin e ambicies
-
Hoxhaj: S’e përjashtoj mundësinë që Kurti pas zgjedhjeve ta përmbysë rendin kushtetues
-
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time gjatë fushatës vitin e kaluar
-
Hoxhaj: Preferoja një koalicion me AAK-në, tash treni ka ikur