Është marrë vendim që Sabit Geci të kthehet në burg për të vazhduar dënimin për krime lufte, ka njoftuar vajza e tij.
Fitore Geci-Gagica ka reaguar në Facebook, ku e ka quajtur të habitshëm pse ndaj Gecit të merret vendim për kthim në burg kur i njëjti vuan nga disa sëmundje.
Sipas saj, vendimin e ka marrë një gjyqtar serb.
“Nuk më habit fakti që këtë vendim e mori një gjyqtar serb sepse dëshira e tij ishte dhe është që ai të mos jetë i gjallë, por më habitë fakti që ne si popull, si institucion nuk kemi fuqi apo nuk duam ta ngrisim zërin për njerëzit e luftës që plagët e tyre akoma kullojnë gjak”, ka shkruar ajo.
Ish-pjesëtari i UÇK-së ishte gjykuar për krime lufte ndaj popullatës civile ku edhe u dënua me 15 vjet burgim nga Gjykata e atëhershme e Qarkut të Mitrovicës.
Vuajtja e dënimit, Gecit i ishte pezulluar disa herë përkohësisht për shkaqe shëndetësore.
-
Sabit Geci infektohet me koronavirus, dërgohet në Turqi për trajtim
-
Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, intervistohet në Prishtinë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar
-
Refuzohet sërish kërkesa e Mladiqit për lirim të parakohshëm
-
Gucati bën thirrje për pjesëmarrje në protestë: S’po gjykohen individët por UÇK-ja
-
Gucati s’i beson Kurtit: Ai u thoshte krerëve të UÇK-së të shkojnë në Hagë