Kosova është njëra nga temat dominuese në fushatën parazgjedhore presidenciale të Serbisë, transmeton Koha.net.
Kandidati i Partisë radikale serbe, Vojislav Sheshel, i cili paralajmëron fitore ndaj rivalit Aleksandar Vuçiq, siç njofton ‘novostionline” ka një “recetë” për Kosovën.
Duke folur se si do ta zgjidhte këtë çështje, Sheshel ka thënë:
“Kryetari i shtetit këtu mund të bëjë asgjë i pavarur. Do të insistoja që bisedimet të ndërpriteshin derisa të mos formohej Asociacioni i Komunave serbe dhe deri sa të mos suspendohej vendimi për grabitjen e pasurisë serbe. Do të insistoja edhe që Rusia të përfshihej në negociata si mbrojtëse e Serbisë, sepse shqiptarët kanë shumë mbrojtës në Perëndim. Do të kërkoja që të aktivizohet Rezoluta 1244 me të cilën është paraparë kthimi i 1000 ushtarëve e policëve në Kosovë dhe që dialogu të kthehet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara”.
-
Shesheli kërkon njësit me 1000 ushtarë e policë serbë të gatshëm të hyjnë në Kosovë
-
Sheshel: Serbia i do bazat ushtarake të Rusisë, kurrë s’do të hyjë në BE
-
Sheshel: Me Rusinë mund ta kthejmë Kosovën, Malin e Zi e Republikën Serbe
-
Shesheli kërkon praninë e Rusisë në negociatat me Kosovën
-
Vuçiqi merr letrën e KFOR-it