Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sa u mbeti borxh SHKK të burgosurve

Shërbimi Korrektues i Kosovës u ka mbetur borxh të burgosurve, raporton KTV. Vetëm në vitin e kaluar, nga të burgosurit e liruar nga Qendra Korrektuese e Dubravës, në llogari të SHKK-së, kanë mbetur 13 mijë e 844 euro.

Në total, shuma që nuk u është kthyer të burgosurve, sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit për vitin 2016, shkon në 25 mijë euro.

Po në këtë raport, thuhet se zyrtarët përkatës kanë deklaruar se ‘disa prej të burgosurve, pas lirimit, nuk janë interesuar për mjetet, të cilat u kanë mbetur për vite me radhë’, por një gjë e tillë rrit rrezikun që këto mjete të keqpërdoren.

Këto mjete menaxhohen nga Ministria e Drejtësisë, ku auditori ka gjetur edhe shkelje të tjera.

Artikuj të ngjashëm