Qysh nga viti 2010, qytetarët e Kosovës janë ngopur me premtime të njëpasnjëshme të liderëve rreth liberalizimit të vizave. Porosia e fundit se liberalizimi po shtyhet prapë, ka thelluar dëshpërimin e tyre. Duke qenë më të izoluarit në Evropë, reagimet janë të ndryshme, raporton KTV.
Një premtim si ky, kosovarët e dëgjuan shpesh.
Përveç nga pozita e kryeministrit, Thaçi nuk hezitoi që këtë premtim t’ua servojë qytetarëve në çdo formë, e posaçërisht gjatë fushatave zgjedhore.
Çështje muajsh e madje edhe çështje javësh, ishin premtimet e guximshme të liderëve të Kosovës në vazhdimësi.
Ditën kur Kosova mori rekomandimin nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, më 5 maj 2016, nuk mungoi festa në institucionet e Kosovës.
Nga premtimet nuk u kursye as kryeministri Isa Mustafa, i cili vit të liberalizimit e shihte 2016-n.. data 26/12/2015.
E kryeministri Haradinaj, kur erdhi në pushtet, pretendonte që Kosova do të fitojë këtë mundësi në rekorde.
Por, qytetarët do të vazhdojnë të presin para ambasadave me grumbuj letrash në duar e në ankth nga refuzimi i shpeshtë që u ndodh.
Ata që presin para ambasadave hezitojnë të flasin, por në përgjithësi shprehet zhgënjimi me këtë gjendje izolimi.
Reagime për shtyrjen e liberalizimit ka shfaqur edhe opozita. Faton Topalli i PSD-së përmend dy arsye që sipas tij, ndikuan në këtë shtyrje.
Arbërie Nagavci, nga Lëvizja Vetëvendosje, përveç dështimit në lobim, fajin më të madh ia lë presidentit Hashim Thaçi.
Për ta fituar lirinë e lëvizjes, Kosovës iu vunë përpara shumë kushte nga Bashkimi Evropian.
Ndër të tjera, ishte edhe miratimi i demarkacionit me Malin e Zi, që mbajti politikën kosovare në krizë e tension për shumë muaj me radhë.
Pavarësisht të gjithave, zyrtarë të BE-së përcollën mesazhin se gjasat janë që liberalizimi në ndodh më 2020-n.