Brenda dy javësh, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka realizuar 8 spote promovuese, që i poston në faqen e tij në Facebook.
Njëra madje u publikua në edicionin kryesor të lajmeve të televizionit publik, RTK, e më vonë u tha se ishte ‘gabim teknik’.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik figuron kjo kontratë ndërmjet Kuvendit dhe Ekonomia Online, që është portal i lajmeve. Kontrata në vlerë prej 8 mijë e 970 euro është nënshkruar për ofrim të shërbimeve audio vizuale për 6 muaj, raporton KTV.
Videot që kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, po i shfaq në Facebook, Sekretari i Kuvendit nuk i ka sqaruar nëse po bëhen nga ky ueb portal, por vetëm ka shtuar se ato po i bën stafi i brendshëm i kryetarit të Kuvendit.
Por në ueb faqen e Kuvendit nuk është asnjë incizim i asnjë takimi të Komisioneve parlamentare për shembull ose të mbledhjeve të Kryesisë.
Gjithashtu nuk është sqaruar se me çfarë shpenzime po bëhen këto video të Kadri Veselit.