Pavarësisht se situata e arsimimit të gruas në Kosovë është përmirësuar dukshëm, ka një numër shumë të ulët të grave të punësuara, raporton KTV.
Nga 159 anëtarë të bordeve në ndërmarrje publike dhe Agjencive të Pavarura, vetëm 15 për qind prej tyre janë gra, ndërsa 95 për qind të pozitave drejtuese janë burra. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Instituti Gap.
Në një hulumtim që ka bërë ky institut, vetëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Kushtetuese kryesohen nga gratë.
Megjithëkëtë, këto shifra tejet të ulëta të përfaqësimit, sipas Jeton Mehmetit, janë shumë larg kuotës prej 40 për qind dhe praktikës së Bashkimit Evropian. Gjithashtu Mehmeti ka thënë se në 17 raste të përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve të këtyre ndërmarrjeve ka pasur shkelje të ligjit.
Sipas tij, shumë prej të përzgjedhurve kanë qenë të emëruar nga politika dhe të lidhur me të. Ndërsa ministri i ri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po planifikon që 60 për qind të këtij dikasteri do të jenë gra.
Derisa ka bërë të ditur se kanë nënshkruar një kornizë të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, përmes së cilës, do të merret parasysh pjesëmarrja e grave. Instituti Gap rekomandon që edhe ligji për themelimin e ndërmarrjeve publike të aplikojë kuotën që 40 për qind e anëtarëve të jenë gra.
-
Jakaj: Institucionet e pavarura rrezikojnë paralizimin, pasojat mund të jenë të pariparueshme
-
Në mesjavë pritet t’i jepet fund numërimit të votave me postë
-
LDK-ja prezanton 38 kandidatet gra, Abdixhiku: Zonja të forta që na japin dinjitet
-
BKT Kosova dhe G7 bashkojnë forcat për fuqizimin e grave ndërmarrëse
-
Më shumë gra kandidate në listat e komuniteteve sesa në ato shqiptare