Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sa pacientë po trajtohen nga sëmundjet e mushkërisë në QKUK

Rreth 68 pacientë janë aktualisht të hospitalizuar në Klinikën për trajtimin e sëmundjeve të mushkërisë, por, sipas mjekëve, asnjëri prej tyre nuk ndërlidhet me ndotjen e ajrit.

Pulmologu Skënder Bacaj, thotë se nuk duhet krijuar panik nga situata aktuale.

Sipas tij, ka shtim të pacientëve në këtë periudhë, por kjo është në një përqindje shumë të ulët.

Sipas Bacajt, nga niveli aktual i ndotjes së ajrit, grupmoshat më të rrezikuara janë fëmijët dhe të moshuarit. Ai rekomandon masat mbrojtëse që duhet ndërmerren nga këta persona.

Të hënën, Instituti i Shëndetësisë Publike alarmoi për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, veçanërisht në kryeqytet.