Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

55 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi, 1 në gjendje të rëndë

88 pacientë po vazhdojnë të trajtohen nga Covid 19 në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit zyrtar të SHSKUK-së, 23 prej tyre janë të konfirmuar Covid-19 dhe 55 me oksigjeno-terapi, ndërsa 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në klinikën Infektive po trajtohen 29 pacientë ndërsa në Pulmologji 42 pacientë.

Ndërsa në spitalet e përgjithshme nga 17 pacientë, 10 prej tyre janë pozitivë dhe 7 me oksigjeno-terapi.  Për momentin, vetëm në tri spitale rajonale po trajtohen pacientë me Covid 19.

Spitali i Gjakovës ka 2 pacientë, ai i Pejës 4 pacientë ndërsa i Gjilanit 10 pacientë.