Arbëri

12 pacientë pozitivë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 12 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe 23 pacientë tjerë post-COVID.

Sipas njoftimit, me oksigjenoterapi janë 13 pacientë, kurse nuk ka asnjë pacient në mjekim intensiv.

Bazuar në raportin e SHSKUK, në Infektive janë 8 pacientë, në Pulmologji janë 17 pacientë post-COVID.

Në Spitalin e Gjakovës janë 5 pacientë, në të Pejës 4 pacientë e të Ferizajt 1 pacient.