Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sa është buxheti i FSK-së në vitin 2018

18 milionë e 730 mijë euro është shuma që Forca e Sigurisë së Kosovës ka në dispozicion për shpenzime kapitale për vitin 2018, vetëm 672 mijë euro më shumë se sa kishte vitin e kaluar, raporton KTV.

Me 3,324 të punësuar, Ministria e FSK-së për paga dhe mëditje në vitin 2018 do të shpenzojë 22 milionë e 195 mijë euro, 11 milionë e 792 mijë euro i ka për mallra dhe shërbime, derisa 950 mijë euro për shërbime komunale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Forca në fakt ka rritje të buxhetit për 2 milionë e 632 mijë euro. Bazuar në Planin Strategjik për Siguri, ajo në total për vitin 2018 ka në dispozicion 53 milionë e 667 mijë euro, po aq rritje është paraparë edhe për vitin 2019. Saktësisht buxheti i saj do të shkojë në 56 milionë e 271 mijë euro.

Nëse Forca ndërron statusin, 5 milionë euro shtesë do t’i këtë për çdo vit. Shumë projekte, Ministria e FSK-së nuk ka arritur t’i përfundojë gjatë 2017-ës, andaj bazuar në skemën e paraqitur në Ligjin e Buxhetit për vitin 2018, ato do të vazhdohen.