Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sa dollarë kushton mirënjohja që Haziri thotë ta ketë marrë nga Trumpi

Prej 6 deri në 10 dollarë kushton mirënjohja, sikurse atë që Lutfi Haziri tha se ia ndau Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, raporton KTV.

Ajo ndahet ekskluzivisht për shtetas amerikanë dhe është mostër e njëjtë për të gjithë që vërtetojnë se kanë kryer punë vullnetare për komunitetin.

Zyra e Hazirit ka thënë se nuk ka koment për këtë, sepse vetëm e ka pranuar mirënjohjen që ia ndau Ambasadori i Nderit i Kosovës, Otto F. Von Feigenblatt.

KTV-ja i ka shkruar edhe ambasadorit për t’i kërkuar sqarime, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

Feigenblatt është dekoruar nga Presidenti Hashim Thaçi këtë vit me titullin Ambasador Nderi.

Edhe Sa dollarë kushton mirënjohja që Haziri thotë ta ketë marrë nga Trumpi Video Sa dollarë kushton mirënjohja që Haziri thotë ta ketë marrë nga Trumpi

Kjo nuk është hera e parë që ky person ndan mirënjohje të tilla. Në muajin mars të identike të njëjtën ia ndau Ramize Murtezi – Shalës, redaktore në RTK derisa të tilla ka ndarë edhe në Shqipëri.


Profesori dhe referuesi i çmimit për Hazirin, Arian Galdini ka reaguar lidhur me rastin. Poshtë është reagimi i tij, i pandryshuar:

Si mik i kahershem i z. Lutfi Haziri, si mik dhe si mbeshtetesi i drejtperdrejte i misionit dhe aktiviteteve te Prof. Otto von Feigenblatt ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, etj, ndjej detyrimin qytetar, intelektual, politik, publik dhe njerezor qe tju drejtohem juve dhe medias suaj e te gjitha mediave te interesuara, me ane te ketij mesazhi.

Se pari, Prof. Otto von Feigenblatt eshte nje akademik i shquar ne SHBA dhe prej nga koha kur Presidenti i Kosoves i ka akorduar titullin Ambasador Nderi, ai ia ka dedikuar te gjithe angazhimin e tij njohjes dhe promovimit te Kosoves ngado ne bote.

Ambasasori Otto von Feigenblatt po kryen nje pune e mision te jashtezakonshem ne perfaqesimin dhe njohjen e Kosoves ne vendet e Amerikes Latine, Spanje, etj.

Se dyti, ne kuader te misionit te tij si njeri i perkushtuar dhe qe e ka thellesisht perzemer Kosoven, Ambasadori Otto von Feigenblatt ka ushtruar te drejten dhe mundesine e tij edhe per te propozuar emrat e shume personaliteteve te ndryshme nga Kosova, qofshin keta nga fusha akademike, politike, media dhe artistike, per vleresimin e tyre nga institucione dhe autoritete te ndryshme nderkombetare me tituj, vleresime e nderime.

Se treti, pikerisht nen kete fryme, Ambasadori Otto von Feigenblatt me propozimin dhe mbeshtetjen time te plote, ka ndjekur dhe permbushur me sukses proceduren e vleresimit te z. Lutfi Haziri ne SHBA me cmimin presidencial Lifetime Achievement Award.

Personalisht mar pergjegjesi te plota per propozimin deri edhe finalizimin e akordimit dhe dorezimit te Lifetime Achievement Award tek z. Lutfi Haziri.

Edhe Ambasada e SHBA-së konfirmon se “ambasadori” që nderoi Hazirin s’ka lidhje me qeverinë amerikane Arbëri Ambasada e SHBA-së konfirmon se “ambasadori” që nderoi Hazirin s’ka lidhje me qeverinë amerikane

Vendos pa asnje ngurrim, te gjithe integritetin time politik, akademik, personal si garanci publike te pastertise, ndershmerise dhe vleres se ketij cmimi.

Nese tek ky cmim qe i eshte dorezuar z. Lutfi Haziri ka dicka qe nuk shkon, atehere e gjithe pergjegjesia mbetet e imja.

Por me lejoni tju siguroj se qellimi im dhe i Ambasadorit Otto von Feigenblatt ka qene, eshte dhe do te jete promovimi dhe nderlidhja e forte e vlerave me te mira te personaliteteve politike, kulturore, akademike dhe mediatike te Kosoves me nje perkushtim te qarte proamerikan.

Ne jemi duke ndertuar dhe inkurajuar nder shqiptaret dhe ne Ballkan ngritjen e nje networku te Good Influencers, ku thirren e ftohen njerez e personalitete qe jane qartesisht proamerikane.

Z. Lutfi Haziri nuk eshte i pari i huaj qe e ka mare cmimin Lifetime Achievement Award dhe une si propozues dhe mbeshtetesi i drejtperdrejte i emrit te tij se bashku me Ambasadorin Otto von Feigenblatt nuk dyshojme aspak ne devotshmerine e tij afatgjate qe shkon shume pertej 4 mije oreve ne sherbim te interesave e vlerave proamerikane.

Une Arian Galdini mar pergjegjesine e plote ne vertetesine, vleren dhe qellimet me te mbara per Kosoven, Gjilanin dhe shqiptarine ne dhenien e ketij cmimi Lifetime Achievement Award per z. Lutfi Haziri.

Jam vete i sigurte e deshiroj ta ndaj edhe me ju bindjen se z. Lutfi Haziri ashtu si edhe shume personalitete te tjera ne Kosove e meritojne kete vleresim e cmim e shume te tjera vleresime nderkombetare.

Eshte me rendesi te therrasim ne vemendje qellimesine per te promovuar qartesine proamerikane, prodemokraci, proliri nder politikanet dhe ne shoqerine shqiptare ne Kosove, Shqiperi dhe Maqedoni, etj.

Edhe SHBA po e heton si mashtrues ambasadorin e nderit të Kosovës, që i dha mirënjohje edhe Lutfi Hazirit Arbëri SHBA po e heton si mashtrues ambasadorin e nderit të Kosovës, që i dha mirënjohje edhe Lutfi Hazirit

Vertetesia dhe gjenuiniteti i ketij cmimi presidencial te nenshkruar nga Presidenti i SHBA, Lifetime Achievement Award jane lehtesisht te verifikueshme me ane te nje kerkese zyrtare nga ana juaj ne institucionet perkatese qe e kane leshuar.

Ju falenderoj nga zemra dhe ju shpreh mirenjohjen time per punen tuaj si media. Dyshimi e ben nje shoqeri te shendetshme. Por mirebesimi e ben nje shoqeri te madhe.