Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sa do të jetë buxheti i vitit të ardhshëm për viktimat seksuale

Një milion euro është buxheti i planifikuar për vitin 2018 për kategorinë e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, raporton KTV.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, pas takimit me përfaqësues të disa organizatave joqeveritare, tha nëse kjo shumë nuk mjafton, vlera e këtij fondi mund të rritet çdo fundvit.

Ai mohoi se në Kuvend ka thënë që numri i kësaj kategorie po fryhet, sikur lista e veteranëve.

Hamza pret që Komisioni, i cili do të merret me këtë kategori, ta propozojë shumën e pensionit të cilin do ta gëzojë kjo kategori.

Feride Rushiti tha se ky kompensim nuk do të thotë se të mbijetuarat e dhunës seksuale do t’i harrojnë vuajtjet e përjetuara gjatë torturës. Më shumë se 20 mijë llogaritet të jetë numri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.