Ministri i Financave Bedri Hamza priti sot drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ku u diskutua për gjendjen e viktimave te dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë takimit Ministri Hamza theksoi se ai do të ministri i parë i Financave që për herë të parë merret me këtë kategori shumë të dhimbeshe, por edhe shumë të respektuar të shoqërisë tonë në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përveç vendimeve të mëdha që kemi marr këtë vit për ta ndihmuar këtë kategori, ne gjithashtu kemi vendosur në Buxhetin e vitit 2018, i cili është aprovuar dje në Qeveri të Kosovës, një linjë të rregullt buxhetore për sa i përket trajtimit financiarë të kësaj kategorie”, shtoi ministri Hamza.
Ai gjithashtu bëri të ditur se është i përkushtuar në marrjen e veprimeve dhe vendimeve tjera për ti adresuar të gjitha kërkesat dhe sfidat me të cilat përballen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe do ta trajtoj këtë kategori me prioritetin më të lartë.
Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, tha se tani 18 vjet pas luftës, për herë të parë këto kategori të dala nga lufta, pra viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, po e marrin kompensimin i cili parashihet me Ligjin për vlerat e luftës.
“Natyrisht, që ky kompensim nuk do të thotë anashkalim i të gjitha atyre vuajtjeve që kjo kategori kanë pasur, po mbi të gjitha përmes këtij kompensimi shteti po tregon që ka përkujdesje, po ja njeh vuajtjen e tyre, që mbi të gjitha ka qenë edhe kërkesë e tyre gjatë këtyre viteve” shtoi Rushiti.
“Mos të harrojnë, që 18 vite pas luftës kjo kategori nuk ka reshtur së luftuari për t’u njohur e drejta e tyre, dhe po them që është qeverisja e parë që ka marrë hapin e guximshëm për tu ballafaquar me të kaluarën për të ofruar një drejtësi sociale për të gjithë viktimat e dhunës seksuale që kanë pësuar gjatë luftës në Kosovë”, shtoi Feride Rushiti pas takimit me ministrin Hamza.