Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rysha: Mos u brengosni, përdoreni vajin e lulediellit

Profesori i nutricionit, Agim Rysha, ka thënë se qytetarët mund ta përdorin pa u brengosur vajin e lulediellit.

Pas diskutimeve që ngriti deklarata e një gazetari nga Shqipëria mbi vajin e ullirit, Rysha ka thënë se nuk ka gjë të keqe edhe me përdorimin e vajit të lulediellit.

Megjithatë, tha se vaji i ullirit ka disa përparësi.

“Ndoshta nëse hyjmë në thellësi e dinë shumë njerëz dallimin mes vajit të lulediellit dhe vajit të ullirit. Bashkatdhetarët mos të futen në këto tema sepse dhe vaji i ullirit edhe i lulediellit kanë origjinë prej bimëve dhe janë shumë të shëndetshme. Mos u brengosni, ju që keni konsumuar vajin e lulediellit vazhdoni ta konsumoni, është vaj shumë i mirë, ka acide yndyrore të pangopura që aktualisht rekomandohen shumë të përdoren. Por vaji i ullirit ka disa përparësi, sepse ka vitaminën E dhe K. Te vaji i lulediellit është vitamina E por mungon vitamina K. Përparësi tjetër është se kanë sasi të mineraleve”, ka thënë ai.

Rysha theksoi se lloje të ndryshme të ushqimit janë konsumuar varësisht se ku kanë jetuar njerëzit.

“Historia e njerëzimit tregon që varësisht se ku kanë jetuar ata janë ushqyer. Njerëzit që kanë jetuar në fusha kanë predispozita të kenë dieta ushqyese më shumë me bazë bimore, ata që kanë jetuar në vise malore, kodrinore, Ata kryesisht ushqehen me mishin si ushqim kryesor”.

Logjike, tha Rysha, që Shqipëria të përdorë më shumë vajin e ullirit për shkak se rriten ullinjtë atje.

“Absolutisht (është logjike që në Shqipëri përdoret vaji i ullirit se kanë ullinj). Kosova para luftës ka pasur 7-8 mijë hektarë me luledielli dhe kemi pasur fabrika të vajit që kemi prodhuar sasi të mëdha . Kemi qenë fabrika e vetme në rajon që kemi kombinuar vajin e lulediellit me vajin e importuar të palmës dhe kemi bërë t’lymin e bimëve”.

Artikuj të ngjashëm