Gazeta ruse Kommersant e ka vlerësuar si dyfytyrësi deklaratën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, se vendit të tij nuk i duhet bazë ushtarake e asnjë shteti, shkruan “Danas” të hënën.
Këtë, gazeta e ka përceptuar si synim të Vuçiqit për të mos shtyrë para temën e ndërtimit të një baze ushtarake ruse në Serbi dhe në të njëjtën kohë për të mos prishur marrëdhëniet me Moskën.
Idenë e ndërtimit të bazës e hodhi në fillim të javës së shkuar ambasadori rus në Beograd, Alexandr Botsan Harchenko. Analistë serbë e vlerësuan këtë si minim të rrugës evropiane të Serbisë.
Deklarata e ambasadorit, kujton gazeta ruse, u bë një javë pasi presidenti i Bjellorusisë, tha se Serbia duhet të përcaktohet se cilën anë dëshiron ta mbajë, meqë nuk mund të ulet në tri karrige: SHBA, BE dhe Rusi.
Serbia deri më tash ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë për pushtimin e Ukrainës, me gjithë thirrjet e vazhdueshme të BE-së dhe SHBA-së.
Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë, të nisur më 24 shkurt.
-
Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiqin me një politikan të dobët
- Pse ka të drejtë presidenti Vuçiq...
-
BE-ja dhe SHBA-ja presion Serbisë: Marrëdhëniet me Rusinë “nuk janë normale”
-
“Le Monde”: Loja e rrezikshme, e dyfishtë e Serbisë
-
Qasja e butë e Perëndimit ndaj Vuçiqit po e destabilizon Ballkanin