Podgoricë, 6 korrik – Federata Ruse ka vazhduar sanksionet ekonomike ndaj Shqipërisë dhe Malit të Zi deri në fund të vitit 2018.
Qeveria ruse me këtë ka vepruar sipas dekretit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili më 30 qershor nënshkroi një dekret me të cilin vazhdohen sanksionet deri më 31 dhjetor të vitit 2018, një javë pasi liderët e BE-së morën vendim që të vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë deri në janar të vitit 2018.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2018, vazhdohet ndalesa e importit në Rusi, të disa llojeve të caktuara të produkteve bujqësore, lëndë e parë dhe ushqim, me origjinë nga SHBA-të, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Australia, Mbretëria e Norvegjisë, Ukraina, Republika e Shqipërisë, Malit të Zi, Republika e Islandës dhe Lihtenshtajni”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Rusisë.
Rusia për herë të parë vendosi ndalesën në verën e vitit 2014 për importin e shumë prodhimeve evropiane si kundërmasë ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian të cilat u vendosën Moskës zyrtare për shkak të intervenimit në Ukrainë.
Nga ana tjetër, Mali i Zi i ka vendosur sanksione Rusisë në vitin 2014, duke ndjekur politikat e BE-së. Marrëdhëniet zyrtare mes Malit të Zi dhe Rusisë në masë të madhe u përkeqësuan pas hyrjes së Malit të Zi në NATO.