Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka reaguar ndaj deklaratës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz, që të premten në Kosovë tha se Serbia s’mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian pa e pranuar pavarësinë e Kosovës.
“A janë ‘miq’ të Serbisë? Beogradi nuk i ka borxh asgjë Brukselit. Përkundrazi, Perëndimi i ka borxhe Serbisë që s’mund t’ia paguajë kurrë. Gjithsesi, po i drejtohen popullit serb se çka duan dhe se si, me një zë komandues. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka pyetur Zaharova në Facebook, raporton “Sputnik”.
Scholz të premten qëndroi edhe në Serbi. Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i kërkoi qartë që Serbia t’i vë sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.
Për deklaratën për njohjen e Kosovës, Vuçiq u shpreh se është befasuar nga Gjermania. Sipas tij, ka qenë hera e parë që dikush i Evropës e ka përmendur njohjen.
-
Vuçiq: Askush në Evropë më herët s’e ka përmendur njohjen reciproke
-
Serbia shpreson në mirëkuptimin e Gjermanisë për sanksionet ndaj Rusisë
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE
-
Rohde i përgjigjet Hillit me deklaratën e Scholzit: I paimagjinueshëm anëtarësimi në BE pa njohje reciproke
-
Scholz i shkruan kryeministrit serb: Ju mbështesim derisa e vazhdoni normalizimin me Kosovën