Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rukiqi: Projektligji për rimëkëmbje të votohet këtë javë, ndryshe e humb kuptimin

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike duhet të kalojë këtë javë, përndryshe sipas tij e humb kuptimin.

Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se të gjitha idetë që e pasurojnë këtë projektligj duhet të përfshihen në të.

“Kemi dëgjuar mjaft ekspertize, argumente dhe propozime të cilat mund ta pasurojnë Ligjin për Rimëkëmbjen, përfshirë propozimet shumë përmbajtjesore nga përfaqësuesit e bizneseve, partitë politike në pozitë dhe opozitë, ekspertet dhe institutet e ndryshme”, ka thënë ai.

Sipas Rukiqit, projektligji nuk krijon mrekulli ekonomike, por krijon bazë për ta rikthyer besimin e humbur tek bizneset dhe konsumatorët.

“Kthimi i konferencës është parakusht që qytetarët të rrisin konsumin, e në anën tjetër bizneset të rrisin investimet dhe të ruajnë vendet e punës”, ka shkruar ai.